Memli Krasniqi, deputetes Kica-Xhelili: Mos e bëni Kuvendin si gjykatë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është përplasur me deputeten e Vetëvendosjes, Doarsa Kica-Xhelili, teksa kanë diskutuar për bordin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Krasniqi i ka thënë deputetes Kica-Xhelili që mos ta kthejnë Kuvendin e Kosovës në gjykatë ku vendoset për shkarkime kolektive.
“Nuk po çuditet askush që po i hiqni të tjerët me i pru njerëzit e juaj, ama ruajeni shtetin, këtë copë shteti edhe ashtu të dobët institucionalisht, dhe mos e bëni Kuvendin gjykatë se nuk iu ka hije as juve, e nuk iu bën nder as sot as nesër”, ka thënë Krasniqi, teksa ka thënë se në ligj përcaktohet që anëtarët e bordit të KPMShCK-së zgjidhen individualisht dhe kësisoj s’mund të shkarkohen në mënyrë kolektive.