Memli Krasniqi dhe Abelard Tahiri takohen me djalin e Thaçit
20 janar 2021
| 16:24
Kandidatët për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe Abelard Tahiri, kanë pritur në takim djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endritin.
Këtë fotografi e ka publikuar Abelard Tahiri në “InstaStory” të llogarisë se vet në “Instagram”.
Ky takim vjen në kohën kur partitë politike janë duke u përgatitur për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Djali i ish-presidentit dhe ish-liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, Endriti kohëve të fundit është duke bërë “tifo” për partinë që dikur e drejtonte babai i tij.