Memli Krasniqi dhe Ramiz Lladrovci takojnë qytetarët, rininë dhe bizneset në Drenas, marrin mbështetje të plotë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka vizituar disa prej shumë projekteve tē realizuara deri më tani në Komunën e Drenasit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se kanë takuar shumë qytetarë, të cilët shprehnin hapur mbështetjen e plotë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kryetarin Ramiz Lladrovci edhe për një mandat, për të vazhduar qeverisjen e mirë dhe shembullore në këtë komunë.
“Më pas, takuam të rinjtë e Drenasit, para të cilëve kryetari Lladrovci shpalosi programin e tij për rininë, ku u zotua për kushte më të mira për shkollim dhe praktikë, për bursa për studentë, hapësira për organizata rinore, si dhe investime në sport dhe kulturë. Tutje, vizituam edhe biznese të suksesshme në Drenas, të cilët e vlerësuan pozitivisht punën e deritashme të kryetarit Lladrovci, duke i ofruar përkrahje edhe për mandatin e ardhshëm.”, shkruan Krasniqi.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=397035075128562&id=100044662171388&sfnsn=mo