‘Memli Krasniqi do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër’

26 janar 2024 | 08:20

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti, ka zbuluar se kandidat i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme do të jetë kreu i këtij subjekti, Memli Krasniqi.

Një deklaratë e tillë nga akterë të PDK-së vjen për herë të parë edhe zyrtarisht pas paralajmërimeve të shumta nga partitë opozitare për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“PDK-ja do të garojë e vetme, e konsoliduar, me Memli Krasniqin si kandidat për kryeminsitër. Së shpejti do ta kemi një mbledhje të Këshillit Drejtues, do t’i kemi edhe qëndrimet tona, dhe një progam të partisë të aktiviteteve të ardhshme”, deklaroi Pajaziti.

Ai ka konsideruar se PDK-ja si subjekt i madh politik, gjithmonë ishte prijëse e proceseve më të rëndësishme të vendit.

“PDK-ja si gjithmonë tradicionalisht, do ta ketë rolin prijës në ndryshimin e periudha. Në një periudhë ku e shohim të domosdoshme kur kjo qeveri duhet të ndryshohet për interesin e vendit, do ta gjej mënyrën më të mirë. Nuk diskutohet që PDK-ja nuk do ta luaj edhe këtë rol në të ardhmen…”, tha Pajaziti./teve1

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave ka pezulluar ekzekutimin  e vendimit të Kuvendit…