Memli Krasniqi: Do të shkojmë në takimin e ftuar nga Kurti e Osmani

12 mars 2021 | 13:30

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për të marr pjesë në takimin ku do të diskutohet për formimin e institucioneve, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lajmin e ka bërë me dije nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke shtuar se qëndrimet e kësaj partie do t’i bëjnë të njohura në këtë takim.

“PDK-ja do të marrë pjesë në takimin e ftuar të hënën. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit të institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, ka thënë Krasniqi për “Express”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festivali evropian i këngës “Eurovision” ketë vit mund të ketë…