Memli Krasniqi drekon me presidentin Bajram Begaj në Prizren

16 gusht 2022 | 20:07

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur përmes llogarisë së vet në “Facebook” se ka drekuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në Prizren.

Krasniqi e ka cilësuar Prizrenin si kryeqytet historik e kulturor të shqiptarëve.

“Pasdite e këndshme në kryeqytetin historik e kulturor të shqiptarëve, në Prizren, ku drekuam me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe delegacionin e tij, të mirëpritur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar mungesën e takimit…