Memli Krasniqi e përmbyll vizitën zyrtare në Shqipëri me nderime tek shtatorja e Adem Jasharit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka përmbyllur vizitën zyrtare në Shqipëri me nderime tek shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari në Tiranë.
Ai ka thënë se vepra dhe sakrifica e tij dhe e familjes Jashari për lirinë, sot janë frymëzim për shqiptarët gjithandej.
“Vizitën zyrtare në Shqipëri e përmbylla me nderime tek shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Vepra dhe sakrifica e tij dhe e familjes Jashari për lirinë, sot janë frymëzim për shqiptarët gjithandej. Sikur kryeqyteti i Shqipërisë që tash e sa vjet e ka shtatoren e Adem Jasharit, edhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, duhet ta ketë së shpejti një të tillë në qendër të saj”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Krasniqi gjatë vizitës në Tiranë është takuar me kryeministrin Edi Rama, kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, etj.