Memli Krasniqi: Faleminderit Uran që i dhe shpirt e ngjyra qytetit tonë!
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka përshëndetur kandidatin e këtij subjekti për kryetar të Prishtinës, Uran Ismailin, për angazhimin e tij për zgjedhjet e 17 tetorit.
Krasniqi është shprehur se Ismaili në këto zgjedhje i ka dhënë kryeqytetit zemër dhe dashuri, për të frymëzuar mijëra qytetarë për të parë Prishtinën si shtëpi e mundësi për të ardhme.
”Uran Ismaili gjithmonë e ka dashur me zemër Prishtinën. Në këto zgjedhje ai i dha kryeqytetit zemër dhe dashni, duke frymëzuar mijëra qytetarë, për ta parë Prishtinën jo vetëm si komunë, por si shtëpi, si mundësi e si të ardhme. Me vullnetin e tij të madh, ai ka rrezatuar lidhjen që i duhet qytetit me politikën, ku që të dyja janë në funksion të qytetarit. Ai është fituesi i zemrave dhe respektit të qytetarëve të Prishtinës, duke u bërë model për të ardhmen që ne do ta ndërtojmë, sepse vërtetë Urani na dëshmoi se Prishtina na bashkon. Faleminderit Uran që i dhe shpirt e ngjyra qytetit tonë!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.