Memli Krasniqi flet për hitin ‘Simpatia’, thotë se Edona Llalloshi ia huqi partisë!

24 dhjetor 2024 | 11:12

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar përfshirjen e këngëtares Edona Llalloshi në politikë, duke pohuar se i sheh me simpati angazhimet e figurave publike nga sferat tjera, në këtë fushë.

Megjithatë, bashkëpunëtorja e tij artistike e hitit “Simpatia”, për Memli Krasniqin, ka gabuar në përzgjedhjen e saj partiake.

“Sa i përket angazhimit unë i shoh me simpati angazhimin në politikë të figurave publike që vijnë nga sferat tjera”.

“Te rasti i Edonës, mendoj që ia ka huq partisë, po ça me bo”, ka thënë Krasniqi në “Ora 7” në “Klan Kosova”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, mund të kthehet te skuadra…