Memli Krasniqi: Harmonina ndërfetare në Kosovë, vlerë e madhe

25 dhjetor 2022 | 18:19

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se harmonia ndërfetare që ekziston në Kosovë është vlerë kulminante.

Ai ka thënë se kjo vlerë duhet të ruhet.

Këto komente Krasniqi i ka bërë në një postim në Facebook, ku ka njoftuar se për festën e Krishtlindjes ka vizituar familjen Demaj në Stubëll të Vitisë.

“Sot isha për vizitë në Stubëll të Vitisë, te familja e nderuar Demaj, me rastin e festës së Krishtilindjes, ku shpreha urimet më të përzemërta për këtë festë të rëndësishme të besimtarëve të krishterë. Festa e Krishtlindjes është festë e paqes, dashurisë dhe mirëbesimit. Këto virtyte reflektonin në mikpritjen e ngrohtë të kryefamiljarëve Franit dhe Gaspërit dhe tërë familjes së tyre mikpritëse, me të cilët kaluam një pasdite mbresëlënëse. Harmonia ndërfetare e popullit tonë është vlerë kulminante që duhet ta ruajmë e ta kemi përherë të pranishme mes nesh. Gëzuar e për shumë mot Krishtlindjen”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar edhe 16…