Memli Krasniqi: Hyzer Rizani do ta bëj Lipjanin qytet kampion të zhvillimit

01 tetor 2021 | 21:37

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka qëndruar sonte në Lipjan, ku me kandidatin për kryetar Hyzer Rizani ka shpalosur planin e PDK-së për qeverisjen e Lipjanit.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se Lipjani viteve të fundit ka njohur vetëm stagnim dhe degradim, andaj ka nevojë për qeverisje të mirë dhe transparente, të cilën nga 17 tetori do t’ia sjellë PDK-ja me kryetarin Hyzer Rizanin.

“Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës është më se e vendosur për t’u rikthyer e për të marrë përgjegjësitë e qeverisjes, për t’ia ndërruar Lipjanit profilin dhe për ta nxjerrë atë në tjetër nivel. Këtë do ta bëjmë të mundur me kryetarin Hyzer Rizani, një njeri i përkushtuar për komunitetin dhe qytetin, i cili do ta shndërroj Lipjanin në qytet kampion në hartën zhvillimore të Kosovës.”, shkruan ai.

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/390090472489689/?sfnsn=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kuçi kritikon ashpër Muratin: Plan gjenial për të vjelur…