Memli Krasniqi i shoqëruar edhe nga bashkëpartiakët vizitoi në Gllogjan Nasim Haradinajn
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga bashkëpartiakët ka vizituar në Gllogjan Nasim Haradinajn, i cili u lirua nga Gjykata Speciale.
“U ul në odë mes burrave, kapi çiftelinë dhe ia tha këngës. Kjo ishte gjëja e parë që Nasimi bëri dje pasi u kthye nga Haga. Natyrisht, jo nga gëzimi për vetëveten, por nga malli që shokët i mbetën mbrapa – sepse vaji i burrit është kënga. Sot, bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë e vizituam në Gllogjan dhe i uruam lirimin e kthimin pranë familjes e shoqërisë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.
Ai ka uruar që edhe beteja e fundit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre të përfundojë sa më parë e t’i kemi edhe ata përsëri në mesin tonë. “Mirë se vjen, Nasim”, ka shkruar Krasniqi.