Memli Krasniqi infektohet sërish me koronavirus
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas tri testimeve të kryera.
Krasniqi e ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në “Facebook”, duke thënë se deri tash ka simptoma të lehta, njëjtë si familjarët e tij. Ai shtoi se është vaksinuar me të dy dozat.
“Dite me pare, familjaret e mi kane rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas ritestimit te trete, edhe une sot kam rezultuar pozitiv. Deri tash kam simptoma te lehta, njejte si Meliza dhe femijet. Diteve ne vijim do te vazhdoj izolimin dhe do te ndjek rekomandimet e IKSHPK-se. Edhe pse e kam kaluar Covid-19 ne vjeshten e vitit 2020 dhe kam marre dy doza te vaksines me pas, ende pa kaluar 6 muaj nga vaksina e dyte, tash po perballem edhe me infektimin e dyte nga ky koronavirus”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.