Memli Krasniqi kërkon ndërprerjen e seancës
Shefi i grupit paralajmëtar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se seanca e thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj duhet të ndërpritet.
Krasniqi ka thënë se dje janë marrë vesh që seanca të shtyhet, me kërkesën e kryeministrit të Kosovës.
Sipas tij për shkak të procedurave deputetët sot kanë ardhur në Kuvend.
“Ne sot kemi ardhur për shkak të procedurave, të gjithë e dinë që sot seanca nuk mbahet. Por për shkak të interpretimeve ne kemi përfundu sot këtu, dje në ora 03:00 Kryeministri ka dorëzuar letrën për shtyrjen e kësaj seance. E rrugës kish me qenë që ne të mos vinim sot këtu, që të themi seanca sot nuk mbahet ose dikush ta shfrytëzoj këtë seance për të bërë politikë.
Kreyministri ka kërkuar që seancë me vullnet të mirë. Komisoni për Legjislacion e ka përfunduar punën dhe komisionet tjera pritet me kry kështu që presim që brenda javës të mbahet seanca. Shpresojë që sot të konstatojmë që u kërku shtyrja dhe pastaj që sot gjatë ditës të merret vesh se kur mund të ftohet seanca”, ka thënë Krasniqi. (KK)