Memli Krasniqi: Kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj qeverie të paaftë
01 nëntor 2023
| 13:11
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, duke e komentuar protestën dy njësiteve elitare të Policisë para Qeverisë së Kosovës, ka thënë se kjo është e vërtetat e kësaj qeverie.
“E vërteta e kësaj qeverie! Këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë! Posaçërisht, pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit tonë. Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, krenaria e shtetit tonë, detyrohen të protestojë para qeverisë së vendit të vet, kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet nga ta. Përtej fjalëve boshe për Policinë e Kosovës, fatkeqësisht, kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj qeverie të paaftë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.