Memli Krasniqi: Komandant Gani Imeri nuk ishte vetëm një ushtar lirie

20 prill 2025 | 21:07

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka marr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Komandantin Gani Imeri.

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, sot u mbajt një Akademi Përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e Komandantit Gani Imeri – një ndër figurat e rëndësishme të luftës për liri në Kosovë.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga deputetë dhe zyrtarë të tjerë të partisë.

Akademia u parapri nga homazhet që u zhvilluan pranë varrit të Komandantit në Dumnicë të Epërme, ku bashkëluftëtarë, qytetarë dhe të afërm u mblodhën për të kujtuar me nderim figurën e tij.

Përveç përfaqësuesve të lartë të PDK-së, në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, si dhe personalitete të tjera nga jeta politike dhe publike në vend.

Komandant Gani Imeri nuk ishte vetëm një ushtar lirie. Ai ishte ndër ata njerëz të rrallë që lindin për të ndryshuar rrjedhën e historisë. Para, gjatë dhe pas luftës, ai nuk e pa lirinë si shpërblim, por si një detyrë të shenjtë. Ishte atdhetar para se të ishte komandant, burrë i fjalës para se të ishte udhëheqës.

Lavdi e përjetshme Gani Imerit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për momentin është një risi në fazën e testimit, por…