Memli Krasniqi: Lamtumirë Gjeneral!

28 shtator 2024 | 12:26

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur dhimbje të thellë për ndarjen nga jeta e personalitetit të shquar, gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Imri Ilazit.

“Kontributi i madh i Gjeneral Ilazit për lirinë e Kosovës mbetet i paharruar. Si një ushtarak i vendosur dhe një veprimtar i paepur, Imri Ilazi ishte shembull i përkushtimit dhe sakrificës për vendin”, ka shkruar Memli Krasniqi

“Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ilazi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë të të ndjerit. Lamtumirë Gjeneral!”.

Imri Ilazi ishte dhe pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas…