
Memli Krasniqi: Leonora Morina Bunjaku do të sjell ndryshimin për Gjilanin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar se Leonora Morina Bunjaku, kandidatja e kësaj partie për zgjedhjet e 17 tetorit, se qytetarët e Gjilanit kanë nevojë për një qeverisje me transparencë, me projekte madhore e kreative, për më shumë vende pune, më shumë perspektivë për të rinjtë.
Kryetari Krasniqi ka potencuar se “Leonora me ekipin e saj është lista e duhur për këtë. Ajo ka mbështetjen e parezervë tonën, të rinjve e të rejave për t’i dhënë një frymë të re e prioritet qeverisjes në Gjilan”.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Një profesoreshë e aktiviste politike, që ka ecur gjatë e ndershmërisht me Partinë Demokratike të Kosovës, Leonora Morina Bunjaku, është kandidate e jona për të udhëhequr me Komunën e Gjilanit.
Ajo ka dëshmuar vullnet e forcë për të marrë përgjegjësi dhe i ka kryer ato ashtu si duhet.
Qytetarët e Gjilanit kanë nevojë për ndryshime. Kanë nevojë për një qeverisje me transparencë, me projekte madhore e kreative, për më shumë vende pune, më shumë perspektivë për të rinjtë.
Dhe, Leonora me ekipin e saj është lista e duhur për këtë. Ajo ka mbështetjen e parezervë tonën, të rinjve e të rejave për t’i dhënë një frymë të re e prioritet qeverisjes në Gjilan.