Memli Krasniqi: Liga Unike është sukses kombëtar i bashkëpunimit vëllazëror
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka uruar suksese ekipeve të basketbollit nga Kosova e Shqipëria që do të luajnë sot në gjysmëfinale në Shkodër, në kuadër të Ligës Unike në Basketboll.
Kreu i PDK-së, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se kjo Ligë Unike është sukses kombëtar dhe një shembull i bashkëpunimit vëllazëror.
Deklarata e plotë e Memli Krasniqit:
Liga Unike në Basketboll është një tjetër lidhje e jona mbarëkombëtare. Një tjetër sukses i yni kombëtar. Sot, ju urojmë sukses në gjysmëfinale në Shkodër, Sigal Prishtinës e Vllaznisë, si dhe në Durrës, Teutës e Golden Eagle Yllit.
Duke qenë kështu bashkë, Kosova dhe Shqipëria mund të bëhen lidere të sportit në Ballkan. Për më tepër, përmes kësaj lige, japim shembull se cila është rruga e duhur që duhet ta ndjekim në bashkëpunimin tonë vëllazëror, i cili do t’i sjellë më shumë mundësi e më shumë suksese sportistëve tanë shembullorë.
https://www.facebook.com/100044662171388/posts/399489398216463/?sfnsn=mo