Memli Krasniqi mban takim me kryesinë e Degës së PDK-së në Zvicër
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mbajtur takim me kryesinë e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër dhe me kryetarët e nëndegëve në këtë shtet, ku u ka shprehur mirënjohjen për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të tyre në shpalosjen e vizionit të PDK-së për të ardhmen e Kosovës dhe hapësirën që i është besuar mërgatës për të kontribuuar në këtë drejtim.
Ai ka thënë se strukturat e PDK-së, kudo nëpër Zvicër janë shembull i organizimit në mërgatë.
“Nga shtatori e deri më tani kanë zhvilluar mbi 100 takime dhe kanë organizuar tubime me bashkatdhetarët duke e shumëfishuar mbështetjen e mërgatës për Partinë Demokratike të Kosovës”.
“Në pajtim me vendimin e marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues, prioritet i yni është mobilizimi i të gjitha strukturave partiake për zgjedhjet parlamentare, për t’i dhënë fund keqqeverisjes, për ta rikthyer besimin e qytetarëve dhe për t’i dhënë vendit një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë. Faleminderit për secilin aktivitet, që me kaq vullnet dhe përkushtim po e bëni për Kosovën dhe PDK-në. PDK po rritet. PDK po fuqizohet. PDK po rikthehet”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.