Memli Krasniqi me mërgatën feston 15-vjetorin e Pavarësisë

19 shkurt 2023 | 13:22

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është duke qëndruar në Zvicër për takime me mërgatën në shënimin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, Krasniqi ka falënderuar mërgatën për kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Pritje e ngrohtë nga bashkatdhetarët në Gjenevë, ku takova strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë nëndegë, të cilët i falënderova për angazhimin dhe punën e shkëlqyer në rritjen e PDK-së në këtë kanton.  Po ashtu, ata i urova për 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Festa me mërgatën, që e ka mbajtur gjallë vendin dhe kauzën atdhetare me kontributin e saj në çdo periudhë, është përherë kënaqësi”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se…