Memli Krasniqi: Murtez Zekolli sjell ndryshimin për Suharekën!
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar kandidatin e Suharekës për kryetar të komunës, Murtez Zekollin.
Ai ka cekur se “ndryshimin për Suharekën mund ta sjell Murtez Zekolli, profesori dhe veterani, aktivisti dhe veprimtari i shquar, me vizion për qeverisje transparente dhe llogaridhënëse”.
Z. Krasniqi ka potencuar se kandidati i PDK-së, z. Zekolli “do të sjell ndryshimin i cili i duhet këtij qyteti dhe qytetarëve që kërkojnë më shumë punë, më shumë projekte cilësore, më shumë transparencë dhe më shumë përfshirje të rinisë në vendimmarrje”.
Postimi i plotë i kryetarit Krasniqi:
Ndryshimin për Suharekën mund ta sjell Murtez Zekolli, profesori dhe veterani, aktivisti dhe veprimtari i shquar, me vizion për qeverisje transparente dhe llogaridhënëse.
Murtezi me moralin e tij të punës, kreativitetin dhe vendosmërinë për zbatimin e programeve konkrete, është garanci se qeverisjen do ta bëjë të qasshme e të barabartë për të gjithë qytetarët e komunës së Suharekës, sepse ai ia di prioritetet qytetarëve, ia di mundësitë komunës dhe ka plan konkret.
Në krye të Suharekës, Murtezi do të sjell ndryshimin i cili i duhet këtij qyteti dhe qytetarëve që kërkojnë më shumë punë, më shumë projekte cilësore, më shumë transparencë dhe më shumë përfshirje të rinisë në vendimmarrje.