Memli Krasniqi në Bruksel: Kërkon përmbylljen sa më parë të procesit të liberalizimit të vizave

30 nëntor 2022 | 21:50

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Bruksel në tryezën e organizuar nga grupi Renew Europe, në mesin e shumë përfaqësuesëve të partive liberale dhe të shoqërisë civile nga rajoni ku u diskutua për sfidat dhe proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim, ku pjesëmarrës dhe folës ishin komisionerë, eurodeputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së, lideri i opozitës kosovare Memli Krasniqi ka ritheksuar rëndësinë dhe urgjencën e garantimit të një perspektive të sigurtë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ka kërkuar përmbyllje sa më të shpejtë të vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Duke përshëndetur vendimin e sotëm të ambasadorëve të vendeve të BE-së për të çuar përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, kërkova nga të gjithë të pranishmit që të ndihmojnë që ky proces të përmbyllet sa më parë edhe në institucionet e tjera të BE-së”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij në Facebook.

Ai tha se orientimi euro-atlantik i Kosovës është vendimi dhe qëndrimi i palëkundur i PDK-së, për të cilin janë përkushtuar prej vitesh.

https://m.facebook.com/100044662171388/posts/pfbid02keSNR7q9kuk4Hx7hyfotXYFYi67jK6NrdHRq2cnXcwp7sm7Z4LUHbBa51GL1xuQQl/?sfnsn=mo&mibextid=6aamW6

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është mbajtur Kuvendi i VIII zgjedhor i Aleancës Kosovare…