Memli Krasniqi nga Prizreni: Bashkë po dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë
08 janar 2025
| 17:05
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij nga takimi me shtabin zgjedhor të PDK-së në Prizren.
“Prizren: Energji e mrekullueshme dhe mobilizim i jashtëzakonshëm! Bashkë, po dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë!”, është shprehur Krasniqi.
Ky takim dëshmoi edhe një herë përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe mbështetjen e fuqishme që po merr nga qytetarët në këtë fushatë. Krasniqi theksoi rëndësinë e bashkimit dhe energjisë kolektive për të garantuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.