Memli Krasniqi nis takimin në Pejë me një minutë heshtje për viktimat e Jabllanicës: Ngushëllime dhe solidaritet
02 shkurt 2025
| 18:01
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka filluar takimin me shtabin zgjedhor në Pejë me një minutë heshtje për të nderuar viktimat e tragjedisë në Jabllanicë të Gjakovës.
Ai shprehu ngushëllimet për familjet e prekura nga ky fatkeqësi dhe theksoi se mendimet e tij janë me ta në këto momente dhembjeje.
Krasniqi e ripërsëriti angazhimin për një Kosovë më të mirë, më të sigurt dhe më të zhvilluar, duke nënvizuar se kjo është përgjegjësi e përbashkët dhe detyrë e secilit qytetar ta ndërtojë një të ardhme më të mirë për vendin.