Memli Krasniqi niset për Washington DC pas vizitës në Bruksel

15 nëntor 2022 | 21:05

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka udhëtuar sonte për në Washington DC pas përfundimit të takimeve me zyrtarë të lartë evropian në Bruksel.

Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në “Facebook” se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë takime me rëndësi në shërbim të Republikës së Kosovës.

“Pas dy ditëve me takime të shumta dhe produktive, përfundova vizitën zyrtare në Holandë dhe Blegjikë. Tani, rrugës drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të tjera takime të rëndësishme në shërbim të Kosovës! ????“, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thirrur për nesër konferencë…