Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij në Has të Prizrenit, vlerësoi organizimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të shtabeve të PDK-së në këtë zonë dhe anembanë Kosovës.
“Jam i frymëzuar nga organizimi dhe përkushtimi i çdo shtabi të PDK-së anembanë Kosovës. Energjia, bashkimi dhe angazhimi juaj janë garanci për një të ardhme më të mirë!” – tha kryetari Krasniqi.
Takimi u karakterizua nga një frymë e jashtëzakonshme bashkëpunimi dhe uniteti, duke konfirmuar angazhimin e PDK-së për të sjellë ndryshime të prekshme në jetën e qytetarëve të Kosovës.
Kryetari Krasniqi u shpreh mirënjohës për punën dhe përkushtimin e secilit aktivist dhe anëtar të PDK-së, duke theksuar se çdo hap drejt zgjedhjeve të ardhshme është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.
Link: https://www.facebook.com/share/p/18VKnKwcxb/