Memli Krasniqi për Albin Kurtin: Do të mbetet vetëm një përçarës kronik

03 tetor 2022 | 21:37

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, me nxitjen e urrejtjes dhe ndasisë, po dëshmon se kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik.

Lideri i opozitës ka shkruar në “Facebook” se kryeminstri është kryemashtruesi i Kosovës dhe shumë shpejt i doli boja.

“Prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik”, ka shkruar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Milazim Krasniqi Spoti vulgar e bizar i LVV po…