Memli Krasniqi për Bajram Qerkinin: Ishte fuqia e prindërve në pritje dhe zemra e një populli që ende pret drejtësi

24 shkurt 2025 | 11:19

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për vdekjen e Bajram Qerkinit, kryetar të Shoqatës “Zëri i Prindërve”.

Ai ka thënë se Qerkini ishte fuqia e prindërve në pritje dhe zemra e një populli që ende pret drejtësi.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e bacës Bajram Qerkini. Ai nuk ishte thjesht kryetari i Shoqatës ‘Zëri i Prindërve’, ai ishte fuqia e prindërve në pritje dhe zemra e një populli që ende pret drejtësi”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Krasniqi ka thënë se Qerkini nuk i ka gjetur eshtrat e djalit të tij, Reshatit.

“Baca Bajram nuk i gjeti kurrë eshtrat e djalit të tij, Reshatit. Ai jetoi me atë dhembje dhe e shndërroi në forcë, në këmbëngulje, në një betejë të pandalshme për të vërtetën, kujtimin dhe drejtësinë. Kauza e Bacës Bajram, ashtu si edhe e qindra bashkëkombësve tanë të tjerë, mbetet amanet i përjetshëm. Nuk do t’i harrojmë ata që mungojnë dhe nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ta. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës. Pusho në paqe, Bacë!”, ka shkruar Qerkini.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, pavarësisht fitores 2-0 ndaj Manchester…