Memli Krasniqi për Bekim Azizin: Ka vullnetin dhe vizionin për ta drejtuar Vitinë

14 gusht 2021 | 20:26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka promovuar sot kandidatin e kësaj partie, Bekim Azizin për kryetar të Vitisë, duke cekur se kjo komunë ka nevojë për ndryshim të modelit të qeverisjes.

Bekim Azizi, ka vullnetin dhe vizionin për ta drejtuar Vitinë drejt zhvillimit që e meritojnë qytetarët, ka theksuar Memli Krasniqi, duke shtuar se “Bekimi do të jetë për të gjithë qytetarët, për perspektivën e tyre, me vizionin e ri për Vitinë”.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Komuna e Vitisë ka nevojë për ndryshim të modelit të qeverisjes dhe kandidati i PDK-së, Bekim Azizi, ka vullnetin dhe vizionin për ta drejtuar Vitinë drejt zhvillimit që e meritojnë qytetarët.

Së bashku me profesionistët e rinj, Bekim Azizi do të sjell frymën e re në komunën e Vitisë, me projekte që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve pa dallim, në çdo lagje e në çdo fshat sepse Bekimi do të jetë për të gjithë qytetarët, për perspektivën e tyre, me vizionin e ri për Vitinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
La Liga startoi mbrëmjen e djeshme me sfidën Valencia-Getafe, derisa…