Memli Krasniqi për helmimet në Deçan: Qeveria u tregua neglizhente – duhet mobilizim urgjent

13 korrik 2021 | 16:08

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër për neglizhencën e treguar nga Qeveria Kurti pas helmimit të rreth 1000 qytetarëve në Komunën e Deçanit.

Ai ka thënë se duhet të ndërmerren masa të shpejta për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të dëmtuar, mes tjerash duke siguruar medikamente, staf shëndetësor shtesë, si dhe ujë të pijes të sigurt.

Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi: Jam i shqetësuar me gjendjen e rëndë nëpër të cilën po kalojnë qytetarët e Deçanit. Helmimi i qytetarëve të kësaj komune nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, por edhe çështje e sigurisë nacionale dhe kërkon mobilizim të gjithmbarshëm të të gjitha niveleve të qeverisjes.

Jam i brengosur edhe për neglizhencën e Qeverisë qendrore, e cila me shumë vonesë po e trajton situatën, në kohën kur duhet të jetë plotësisht pranë qytetarëve të kësaj komune.

Duhet të ndërmerren masa të shpejta për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të dëmtuar, mes tjerash duke siguruar medikamente, staf shëndetësor shtesë, si dhe ujë të pijes të sigurt.

Po ashtu, duhet ofruar gjithë ndihmën e nevojshme institucioneve lokale dhe siguri për të gjithë qytetarët e Deçanit, duke mos lënë hapësirë për panik. Ftoj institucionet përgjegjëse që ta hetojnë rastin dhe të dalin me konkluzione sqaruese sa më shpejt!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas divorcit të bujshëm, Bill Gates foli për herë të…