Memli Krasniqi: Për lirinë e Kosovës, Luani s’bëri kompromis as me vdekjen
06 maj 2023
| 15:22
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar heroin Luan Haradinaj në 26-vjetorin e rënies së tij.
Krasniqi tha se më 6 maj 1997, ditën kur ra për të mos vdekur kurrë, Luani ishte vetëm 23-vjeç, e përkundër moshës së re, kjo nuk paraqiti pengesë për idealin që sipas tij, ai kishte në zemër.
“Përkundrazi, për lirinë e Kosovës, Luani ishte ndër të parët që nuk bëri kurrfarë kompromisi – as me vdekjen”, shkroi Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se pa guximin, frymëzimin dhe sakrificën e Luanit e të bashkëluftëtarëve të tij, Kosova si shtet i pavarur do të mbetej përjetësisht vetëm një ëndërr.