Memli Krasniqi për Luan Haradinajn: Na e dëshmoi se atdheu është mbi të gjitha

06 maj 2022 | 12:32

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi,  ka përkujtuar heroin Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij.

Krasniqi ka thënë se Luan Haradinaj ka lënë prapa shumë mësime me shembullin e tij persona.

“Me 6 maj të vitit 1997, ra për të mos vdekur kurrë, një ndër pushkët e para të lirisë, Luan Haradinaj. Luani ishte vetëm 23 vjeç, por mbrapa na la shumë mësime, me shembullin e tij personal. Mes tjerash, na e dëshmoi se atdheu është mbi të gjitha, në secilën sfidë e në secilën ditë. 23 vjet ka edhe Liria e shtetit tonë sot, e cila u mundësua falë heroizmit e sakrificës së Luanit dhe bashkëluftëtarëve të tij që ranë në rrugën e çlirimit. Dëshmorët janë themeli i palëkundur i shtetit tonë. Lavdi të përjetshme!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë është zyrtare, Mikel Arteta ka vazhduar bashkëpunimin me klubin…