Memli Krasniqi përkujton heroin Bahri Fazliu: Ai ishte i guximshëm dhe vizionar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin Bahri Fazliu, në 26-vjetorin e rënies heroike të tij.
Krasniqi ka thënë se Bahriu ishte i vendosur, guximshëm, hareshëm dhe vizionar.
“Sot, përkujtojmë veprimtarin, luftëtarin, heroin e kombit, Bahri Fazliun, i cili 26 vite më parë ra heroikisht në altarin e lirisë.
Ai ishte një prej njerëzve më aktivë të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës dhe një nga luftëtarët e dalluar të UÇK-së, i cili përveç pushkës, armë të fortë kishte edhe penën. Bahriu ishte i vendosur e i guximshëm – por edhe i hareshëm e vizionar. Poezitë e tij për luftën, lirinë dhe atdheun – janë testament i jetës dhe veprës së një heroi. Lavdi e përjetshme!🌹”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.