Memli Krasniqi përshëndet zgjedhjen e Abazoviqit, kryeministër të Malit të Zi: Lajm i mirë për tërë rajonin
28 prill 2022
| 20:22
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar kryeministrin e ri të Malit të Zi për formimin e Qeverisë së re.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se zgjedhja e Dritan Abazoviqit kryeministër, është lajm i mirë jo vetëm për Malin e Zi, por për tërë rajonin.
“Ky është edhe një moment historik mbarëshqiptarë, të cilët sot, më shumë se kurdoherë, po dëshmojnë që janë partnerët më të besueshëm dhe kryesorë të SHBA-ve dhe të BE-së në rrugëtimin drejt integrimit europian dhe euro-atlantik. Urime Dritan, punë të mbarë në detyrën e re!”, shkruan kryetari i PDK-së.