
Memli Krasniqi pret në iftar Myftiun Tërrnava dhe delegacionin e BIK: Solidariteti dhe uniteti na bëjnë më të fortë
25 mars 2025
| 19:41
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në iftar delegacionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, të prirë nga Myftiu Naim Tërrnava.
Në këtë takim tradicional gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Krasniqi theksoi rëndësinë e këtij muaji si periudhë reflektimi, afrimi dhe përkushtimi ndaj vlerave të solidaritetit dhe mirësisë.
“Kjo është një periudhë e çmuar e vitit që na kujton vlerat e solidaritetit, mirësisë dhe unitetit – parime që na bëjnë më të fortë si shoqëri,” u shpreh ai.
Kryetari i PDK-së gjithashtu uroi që ky muaj të ketë sjellë paqe, begati dhe harmoni për çdo familje në Kosovë.