Memli Krasniqi: Qeveria bëri që mësimdhënësit të nisin vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar

02 tetor 2022 | 18:25

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se është i lumtur që fëmijët nesër po i kthehen bankave të shkollës. Mirëpo, Krasniqi thotë se është i shqetësuar për “modelin qeverisës që po instalohet”.

“Në kohën kur nxënësit do të shkojnë kokëlartë në shkollë, Qeveria e Kosovës, përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka deklaruar se mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë tonë.

“E megjithatë, duhet ta rikujtojmë se, përtej propagandës, mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë. Por, ata meritojnë edhe trajtim të drejtë që e ruan dinjitetin e tyre. Prandaj, kërkesat e tyre, me apo pa grevë, duhet të adresohen dhe të plotësohen sa më shpejt”, ka shkruar i pari i PDK-së.

Postimi i plotë:

Jam shumë i lumtur që fëmijët po kthehen nesër në bankat e shkollës. Mirëpo, jam edhe i shqetësuar për modelin qeverisës që po instalohet. Në kohën kur nxënësit do të shkojnë kokëlartë në shkollë, Qeveria e Kosovës, përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar.

E megjithatë, duhet ta rikujtojmë se, përtej propagandës, mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë. Por, ata meritojnë edhe trajtim të drejtë që e ruan dinjitetin e tyre. Prandaj, kërkesat e tyre, me apo pa grevë, duhet të adresohen dhe të plotësohen sa më shpejt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1. E ashpër, e vrazhdë, si populli i fuqishëm që…