Memli Krasniqi: Qeveria Kurti ka bërë marrëveshje të fshehtë me Serbinë

06 prill 2020 | 00:17

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se zyrtarët e lartë qeveritarë kanë bërë marrëveshje të fshehtë me Serbinë, që të iu lejohet futja e zyrtarëve serbë për administrim shëndetësorë gjatë kësaj kohe kur koronavirusi po vazhdon të përhapët çdo ditë e më shumë në vendin tonë.

Krasniqi tutje për T7 ka thënë se administrimi i komunave serbe është bërë në nivel vendi dhe jo vetëm në veri të Mitrovicës.

“Kemi paralajmëruar javën e kaluar që është një marrëveshje e fshehtë e Kurtit, ministrit të jashtëm Konjufca, ministri i brendshëm në detyrë Svecla dhe ministri i Shëndetësisë Vitia me qeverinë e Serbisë për të lejuar të hynë në Kosovë rreth 300 zyrtarë të Serbisë, të cilët besohen që janë mjekë e infermierë, por nuk janë konfirmuar as kontrolluar në hyrjen e tyre”.

“Ky është fakti i parë i rrezikimit të sigurisë kombëtare. Fakti i dytë është se kjo shënon dorëzimin e administrimit shëndetësor ndaj Serbisë jo vetëm ndaj pjesës veriore, pasi qeveria ju ka lejuar që të administrojnë me pandeminë në Kososvë kudo që jetojnë serbët. Kjo bën të ndodhë pasi i dimë vështirësitë e administrimit me këto komuna. Kur fakti që një qeveri me qëndrim zyrtar e pranon një gjë të tillë është diçka e paparamendueshme”, ka thënë tutje Krasniqi.

Ai tutje shprehë keqardhje për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia,që sipas tij u detyrua të dal në intervistë dhe të pranojë masat preventive si të tijat, kur në fakt Krasniqi thotë se vendimin për karantinim e kishin marrë Serbia dhe jo Qeveria jonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga “Nga Zëri Amerikës”- “Ushtria amerikane po përgatitet për skenarin…