Memli Krasniqi: Qytetarët e Dragashit janë mobilizuar për fitoren e Shaban Shabanit më 14 nëntor
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Dragash ku i mirëprit nga qytetarët e kësaj komune dh përkrahësit e partisë së tij, të cilët janë mobilizuar për ta mbështetur kryetarin Shaban Shabani, më 14 nëntor.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook është shprehur se askush më mirë se PDK-ja nuk i di prioritetet e Komunës së Dragashit dhe nuk i njeh nevojat e qytetarëve të saj.
“Siç ka qeverisur deri më tani, mirë dhe ndershëm, Shaban Shabani do të vazhdoj të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallime partiake e etnike. Vizioni i tij për ta zhvilluar edhe më tej Dragashin, si dhe për ta shndërruar atë në zonë turistike, do të jetësohet në mandatin e ardhshëm falë përkrahjes së bashkëqytetarëve të tij.”, shkruan Krasniqi.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=414513273380742&id=100044662171388&sfnsn=mo