Memli Krasniqi: Qytetarët e Dragashit pa dallime etnike e partiake do ta përkrahin kryetarin Shabani në balotazh
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Dragash ku me kryetarin Shaban Shabani dhe me kryetarin e Degës së PDK-së, Vehbi Nazifi, kanë takuartë takoj strukturat dhe asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se në Dragash pamobilizim maksimal për të zgjeruar rrjetin e përkrahësve për fitoren e PDK-së në këtë komunë më 14 nëntor, sepse Shabani ka qeverisur mirë dhe ndershëm, si dhe ka qenë kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallime partiake e etnike, duke krijuar mundësi të reja e perspektivë për ta.
“Prandaj, qytetarët e Dragashit do t’i besojnë përsëri vizionit të Shaban Shabanit për këtë komunë dhe programit të tij transformues për të vazhduar qeverisjen zhvillimore, e për ta nxjerrë Dragashin në një nivel tjetër duke e çliruar tërë potencialin e kësaj komune si zonë e ardhshme turistike dhe si qytet që u ofron të gjithëve kushte më të mira jetese.” shkruan Krasniqi.
https://www.facebook.com/100044662171388/posts/409917637173639/?sfnsn=mo