Memli Krasniqi: Ramiz Lladrovci do të vazhdojë të jetë kryetar i Drenasit për ta zhvilluar edhe më tej këtë komunë

06 nëntor 2021 | 20:39

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sonte në Drenas, ku tha se pa një entuziazëm e vendosmëri të jashtëzakonshme për fitoren e madhe të PDK-së dhe kryetarit Ramiz Lladrovci më 14 nëntor.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, thekson se qeverisja e mirë dhe transparente e Ramiz Lladrovcit, e vlerësuar si model nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës dhe nga ndërkombëtarët, si dhe nga qytetarët e Drenasit është garancë për të vazhduar të jetë kryetar edhe për një mandat.

“Andaj, Ramiz Lladrovci do të vazhdojë të jetë kryetar i Drenasit, sepse e ka mbështetjen e të gjithë atyre votuesve që duan perspektivë e projekte zhvillimore në këtë komunë, pavarësisht interesave të ngushta klanore e oponentëve të pandershëm që mundohen t’i tjetërsojnë këto fakte me shpifje. Partia Demokratike e Kosovës në Drenas, në këtë bastion tonin të pathyeshëm ka vetëm një adresë – numrin e fitores 177.”, shkruan Krasniqi.

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/412311240267612/?sfnsn=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka kritikuar ashpër…