Memli Krasniqi: Rritje e pandalshme e PDK-së kudo ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë në mërgatë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se në Baden Württemberg të Gjermanisë mbajtën Kuvendin e parë zgjedhor ku kryetar është zgjedhur Shahin Dervishaj.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky Kuvend, sikur në të gjitha shtetet e tjera ku kanë themeluar degët në mërgatë, rikonfirmoi mobilizimin e madh dhe rritjen e pandalshme të PDK-së kudo ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë.
Postimi i tij:
Në Baden Württemberg, me pjesëmarrjen e qindra delegatëve, mbajtëm Kuvendin e parë zgjedhor në Gjermani. Shahin Dervishaj u zgjodh me unanimitet Kryetar i Degës së PDK-së parë, nga gjashtë sa kemi në këtë shtet.
Edhe ky Kuvend, sikur në të gjitha shtetet e tjera ku i kemi themeluar deri tash degët tona në mërgatë, rikonfirmoi mobilizimin e madh dhe rritjen e pandalshme të Partisë Demokratike të Kosovës kudo ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë.
Falënderoj të gjithë mërgimtarët për angazhimin dhe mbështetjen e Këshillit Iniciues dhe Komisonit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, që rezultoi me një organizim të shkëlqyeshëm të këtij Kuvendi, që zgjodhi edhe Këshillin Drejtues të Degës.
Në misionin tonë për ta kthyer Kosovën në rrugën e duhur dhe të denjë për ëndrrat e fëmijëve tanë – do të jemi gjithmonë bashkë.