Memli Krasniqi shtron iftar për BIK-un: Qoftë muaj i frymëzimit të veprave të mira për shoqërinë e shtetin

16 prill 2022 | 21:26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shtruar sot iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës.

“Në shenjë respekti dhe bashkëpunimi, sot prita në iftar Myftiun Naim Tërrnava me bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.”, ka shkruar Krasniqi.

Lideri i PDK-së ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit, në traditën tonë në Kosovë, ka shërbyer edhe si përafrim e bashkim mes njerëzve, duke u manifestuar me virtyte të larta shoqërore, si solidariteti, mirëkuptimi e humanizmi.

“Besimi dhe adhurimi ndaj Zotit, posaçërisht gjatë këtij muaji, qofshin frymëzim për të gjithë, që veprat e mira për familjen, shoqërinë e shtetin, të kultivohen e shtohen edhe më shumë. Agjërim të lehtë e të pranuar, të gjithë besimtarëve!”, ka përfunduar Memli Krasniqi.

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/508016047363797/?sfnsn=scwspmo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se eliminimi i…