Memli Krasniqi: Sot fitoi demokracia në Kuvendin e Kosovës

05 maj 2022 | 15:40

Pas dakordimit për themelimin e Komisionit Hetimor për krizën energjetike, sipas kërkesës së PDK-së të mbështetur nga deputetët e opozitës, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi ka thënë se sot, në Kuvendin e Kosovës fitoi demokracia.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, kreu i opozitës, Memli Krasniqi është shprehur se me këtë veprim është ruajtur kushtetutshmëria dhe e drejta themelore e opozitës për hetim parlamentar e mbikëqyrje të punës së qeverisë.

“Përmes themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike, të nisur nga Partia Demokratike e Kosovës me mbështetje të deputetëve opozitarë, do të zbardhim secilin fakt, do t’i japim përgjigje secilës pyetje dhe do të kërkojmë sqarim për secilin vendim që Qeveria ka marrë muajt e fundit në menaxhimin e krizës energjetike në vend”, ka shkruar kryetari i PDK-së.

Sipas Krasniqit, tha se qytetarët e Kosovës do ta kuptojnë se pse qeveria i detyroi të paguajnë 100 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike në emër të imporit, kur Kosova prodhoi mjaftueshëm energji.

“Po ashtu, do të mësojmë se ku shkuan dhe si u shpenzuan mbi 100 milionë euro të cilat u ndanë për të subvencionuar energjinë. Qytetarët kanë kërkuar llogaridhënie dhe transparencë – ne do të sigurohemi që ata t’i kenë të dyja”,  ka shkuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është rikthyer në shkollat e Gjilanit kontrolli sistematik i nxënësve,…