Memli Krasniqi takon deputetët e PDK-së që kishin nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë

16 shkurt 2023 | 09:44

“15 vjet më parë, kisha fatin dhe nderin e madh jetësor që, së bashku me këto gra dhe burra, por edhe kolegë të tjerë, si deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të marrim pjesë në shkrimin e historisë së re të popullit dhe shtetit tonë”, ka shkruar në “Facebook” lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai ka theksuar se për të evokuar atë periudhë të papërsëritshme dhe për t’u shprehur mirënjohen e thellë e falënderimin e përhershëm, në kuadër të aktiviteteve për Javën e Pavarësisë, dje takoi kolegët e asaj legjislature historike.

“Përmes nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë, me 17 shkurt 2008, u jetësua një ëndërr shekullore e popullit tonë për liri, u shpagua sakrifica titanike e qytetarëve tanë dhe u përmbush edhe ideali i dëshmorëve të rënë në rrugën e lirisë”.

“Përjetësisht mirënjohës veprimtarëve, intelektualëve, humanistëve, luftëtarëve, dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe të gjithë atyre që në njërën apo tjetrën mënyrë, mundësuan lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë. Qoftë e përjetshme Kosova!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrugëtimi drejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës u shpalos dje…