Memli Krasniqi takon nesër Gabriel Escobar
12 mars 2024
| 20:46
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pritet të takoj nesër të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Burime nga Partia Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se lideri i PDK-së, Memli Krasniqi do të takohet të mërkurën me emisarin amerikan dhe me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Zyrtari i lartë amerikan po qëndron në Kosovë për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend e rajon.