
Memli Krasniqi takon Ragip Xhakën, bisedojnë për të ardhmen e vendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në zyren e tij, kryetarin e Degës së PDK-së në Zvicër, ish-kandidatin për deputet Ragip Xhakën, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ka arritur të marrë besimin e rreth 18 mijë qytetarëve, duke u renditur i 24-të në listën zgjedhore të kësaj partie.
Xhaka është i dyti në pritje për t’u bërë deputet i kësaj legjislature në rast se PDK-ja në çfarëdo kombinimi bëhet pjesë e qeverisë së re.
Krasniqi dhe Xhaka kanë biseduar për rezultatin zgjedhor, për gatishmërinë e PDK-së për të udhëhequr me Qeverinën e Kosovës si dhe për diasporën.
“Sot më priti në zyre kryetari Krasniqi i me të cilin biseduam shumë tema të rëndësishme dhe që ditët në vijim do të jenë vendimtare për të mirën e Kosovës, me Bedri Hamzën kryeministër”, ka deklaruar Xhaka pas këtij takimi.