Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka uruar besimtarët katolikë dhe protestantë për festën e pashkëve.

Ai ka shkruar në “Facebook” se si simbol i ringjalljes dhe i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, pashkët, mbi të gjitha, japin mësimin e fillimeve të reja dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të ndritur për secilin.

“Së bashku, të shtyrë edhe nga rëndësia e kësaj dite, urojmë që mëshira e Zotit të gjejë të gjithë njerëzit, familjet, shoqëritë e kombet që janë duke kaluar nëpër sfidat e ditëve të sotme. E ardhmja i takon mirësisë dhe dashurisë. Pashkë të bardha e të begata për të gjithë!”, ka shkruar Krasniqi.