Memli Krasniqi: Vushtrrisë do t’i kthehet perspektiva me kryetarin Ferit Idrizi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka qëndruar sot në Vushtrri, ku tha se ky qytet i vjetër e lokalitet meriton vëmendje më të madhe institucionale dhe një qeverisje të mirë e transparente.
Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se kjo komunë në katër vitet e fundit ka përjetuar vetëm keqqeverisje dhe stagnim, por PDK është më se e vendosur që ta zhvillojë atë me Ferit Idrizin.
“Kjo vendosmëri e jona, është në esencë vullnet dhe pritje e qytetarëve të Vushtrrisë, që janë lodhur nga qeverisja e deritanishme. Besimin e marrë nga qytetarët e Vushtrrisë pa dallim, pas 17 tetorit, Ferit Idrizi do ta arsyetojë me punë e përkushtim, me projekte madhore për zhvillimin dhe përparimin e kësaj komune.”, shkruan Krasniqi.
https://www.facebook.com/100044662171388/posts/389441199221283/?sfnsn=mo