Memli Krasniqi zgjedhet kryetar i PDK-së

03 korrik 2021 | 13:39

Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i PDK-së, në Konventën e dhjetë të kësaj partie.

Zgjedhja e tij u bë me votim të hapur.

Krasniqi ka marrë besimin e shumicës së delegatëve, kundër kanë votuar shtatë delegatë.

Krasniqi nuk ka pasur kundërkandidat për të parin e PDK-së.

Krasniqi në prezantimin e platformës së tij politike para delegatëve të Konventës së dhjetë zgjedhore ka thënë se PDK-ja është shtëpi e çlirimtarëve, intelektualeve, patriotëve e vizionarëve dhe do ta nisë një kapitull të ri siç i ka hije, duke respektuar pafundësisht të kaluarën, të tashmen dhe kontributin e secilit.

Krasniqi para delegatëve: PDK-ja do të hapet dhe reformohet për t’u bërë adresa e parë politike në Kosovë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka zyrtarizuar Bashkim Budakovën…